Në klasifikimin përfundimtar për nga numri i medaljeve Bullgaria renditet në vendin e 16-të në Lojërat e dyta Evropiane, të cilat përfunduan të dielën në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk. Sportistët bullgarë fituar 18 medalje – 3 të arta,7 të argjendta dhe 8 të bronzta. Në vend të parë është Rusia me 109 medalje. Ministrti i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev shprehu kënaqësinë e tij për rezultatet e sportistëve bullgarë. Në këto lojëra morën pjesë 85 bullgarë në 15 sporte të ndryshme.
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..