Gjatë fjalimit të tij në Forumin ekonomik botëror në Dalian të Kinës presidenti bullgar Rumen Radev i ftoi përfaqësuesit e kompanive shtetërore kineze të investojnë në Bullgari. Bullgaria ka një vend të rëndësishëm strategjik dhe ky fakt nuk duhet nënvlerësuar. Ajo është një hallkë e rëndësishme e nimës “Një brez, një rrugë”, nënvizoi Radevi. Më vonë në takimin e tij me guvernatorin e provincës kineze Hebei presidenti Radev diskutoi projekte të ardhshme eventuale me interes të ndërsjellë në infrastrukturën e transportit, energjetikë, prodhim të automjeteve, energjinë e gjelbër, bujqësi, teknologji.
Në Dalien Rumen Radev bisedoi me Klaus Schwab – themelues dhe president i Forumit ekonomik në Davos. Kreu i shtetit shprehu interesin e Bullgarisë që të vazhdojë të jetë pjesëmarrës aktiv në forumin botëror, ku formohen strategjitë për të ardhmen të ekonomisë dhe veprimtarisë sociale dhe ku ofrohen vizione dhe zgjidhe konkrete.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..