Ekzistojnë një sërë dallimesh të konsiderueshme në projektimin dhe mënyrën e eksploatimit të reaktorëve të tipit të atij të Çernobilit (RBMK) dhe reaktorëve në centralin atomik elektrik “Kozloduy” (VVER), ku një avari e ngjashme është e pamundshme. Këtë e deklaroi sekretari ekzekutiv i forumit atomik “Bulatom” Stanisllav Georgiev, duke u përgjigjur kritikave të lidhura me sigurinë e energjetikës sonë bërthamore pas linçimit të filmit të HBO –së “Çernobili”. Kryetari i Agjencisë së Rregullimit Bërthamor, i cili ka qenë në krye të këtij institucioni në periudhën 2004-2013 Sergej Coçev shtoi se katastrofa e Çernobilit e ka kontributin e vet për përmirësimin e sigurisë së energjetikës bërthamore botërore. Pas kësaj katastrofe janë hartuar standarde të reja të sigurisë. Bashkimi Evropian gjithashtu ka shumë direktive të lidhura me sigurinë atomike, të cilat shtetet-anëtare janë detyruar t’i respektojnë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..