Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëkryesojnë Procesin e Berlinit

Ministrja Zaharieva
Foto: BGNES

Pritet se mot Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të kryesojnë bashkërisht Procesin e Berlinit. Këtë e tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në qytetin polak Poznanj, ku ajo po ndodhet për Samitin e ministrave të punëve të jashtme të nismës. Procesi i Berlinit është një iniciativë politike dhe diplomatike e lancuar gjatë gushtit të vitit 2014. Pjesëmarrësit në të janë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria dhe shtetet-anëtare të BE-së – Gjermania, Franca, Austria, Italia, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BE-ja ndan fonde për Bullgarinë për stacionet e karikimit

Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen e ndotjes nga automjetet. Bullgaria merr pjesë në dy nga këto projekte dhe do të marrë fonde për..

botuar më 25-11-17 4.22.MD
Ministri i Zhvillimit Rajonal Ivan Ivanov (majtas) merr detyrën nga Elmedin Konaković

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë vendet e Strategjisë së Danubit të BE-së

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni simbolik të një anijeje gjatë Forumit Vjetor për Zhvillimin e Strategjisë së Danubit në Sarajevë...

botuar më 25-11-17 9.57.PD

E ardhmja e Lukoil Burgas varet nga SHBA-të dhe pronari, tha zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev

Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe për qeverinë në lidhje me të ardhmen e rafinerisë së naftës Lukoil në Burgas. Në vend të parë nuk..

botuar më 25-11-17 8.49.PD