Shumica në Kuvend votoi përfundimisht pakësimin e financimit të partive – nga 5.62 euro deri më 0.51 euro. Propozimin e qeverisë e përkrahën 119 deputetë nga partitë GERB, “Ataka”, “Volja” dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Ulja e subvencioneve nga 11 leva deri më 1 levë do të hyjë në fuqi pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare. Përveç kësaj Kuvendi u lejoi partive të marrin donacione nga persona fizikë dhe juridikë, të cilët kanë shlyer detyrimet e tyre ndaj shtetit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..