Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kiriakos Mitsotakis dha betim si kryeministër i Greqisë

Foto: EPA/BGNES

Lideri i “Demokracisë së Re” Kiriakos Mitsotakis dha betim si kryeministër i Greqisë pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara gjatë së dielës. Partia e tij e së qendrës së djathtë fitoi kundër partisë së kryeministrit të deritanishëm SIRIZA me pothuaj 40% prej votave dhe kështu do të ketë mundësinë të qeverisë vetë. Në deklaratën e vet të parë pas shpalljes së rezultateve Mitsotakis premtoi të punojë me këmbëngulje për t’u përgjigjur pritjeve e zgjedhësve. SIRIZA mori pothuaj 32% prej votave të grekëve dhe kështu u bë partia më e madhe opozitare.


Kroacia – kandidate për valutën unike

Foto: Reuters

Zagrebi ka nisur procedurën për të hyrë në mekanizmin e shkëmbimeve europiane (ERM II) që do t’i lejojë vendit për të aderuar në monedhën unike. Zagrebi shpreson se do të mund të hyjë në ERM II – ashtuquajturën “dhomë pritjeje” brenda mesit të vitit 2020 dhe se do të futet në zonën euro tri vite më vonë. Në përkrahje të kandidaturës së vet Kroacia paraqiti dhe planin e saj për reforma, të cilat do t’i zbatojë para se të hyjë në ERM II dhe deklaroi se është arritur një ulje e konsiderueshme e disbalancave në vend.


Një hap përpara drejt ndërtimit të gazsjellësit mes Egjiptit dhe Qipros

Foto: phys.org

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit të drejtpërdrejtë midis shtetit të tij dhe Qipros. Marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit të parë detar për transmetimin e gazit qipriot në Egjipt, i cili pastaj do të rieksportohet në Evropë, ishte nënshkruar nga qeveritë e të dy vendeve më 19 shtator 2018. Dokumenti qëllon garantimin e sigurisë së furnizimeve të gazit natyror dhe shmangien e tatimit dyfishtë në këtë tregti. Zbulimi i fushave të gazit në Mesdheun Lindor çoi deri në përforcimin  e dialogut midis Egjiptit, Qipros, Greqisë dhe Izraelit, por edhe në tension me Turqinë.


UNESKO-ja kërkon shkatërrimin e mbi 1000 objekteve ilegale në Ohër

Foto: EPA/BGNES

Ohri ka mundësi të evitojë përfshirjen e vet në listën negative të trashëgimisë së rrezikuar kulturore. Deri më 1 shkurt Ohri, i cili është pjesë e listave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESJKO-së përkatësisht nga viti 1979 dhe 1980, duhet të zbatojë 19 rekomandime të hartuara nga Komisioni për mbrojtjen e rajonit. Hapi i parë para autoriteteve lokale është shkatërrimi i më shumë se 1000 godinave të ndërtuara në bregun e Liqenit të Ohrit dhe ndalimi i të gjitha punimeve të lidhura me ndërtim pranë liqenit. Pritet se UNESKO-ja do të shqyrtojë përsëri çështjen e Liqenin e Ohrit në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për trashëgiminë botërore gjatë qershorit të vitit 2020.


Turqia – në top 10 të vendeve më të mira për jetë dhe punë

Foto: EPA/BGNES

Turqia zuri vendin e dhjetë në klasifikimin e ekspertëve –specialistë, të cilët jetojnë në vende të huaja. Të dhënat janë nga studimi Expat Explorer, i zhvilluar me porosi të bankës HSBC. Në anketë, e cila zhvillohet për vitin e 12-të me radhë kanë marrë pjesë 18 mijë veta nga 163 vende. Janë analizuar disa parametra si mundësia për përfitimin e zakoneve të reja, balanca midis punës dhe jetës personale, garancitë për punësimin, perspektivat për fitim. Para Turqisë në klasifikim ndodhen Zvicra, Singapori, Kanadaja, Spanja, Zelanda e Re dhe Australia.


Mbi 60 000 turistë në festivalin muzikor “Exit” në Serbi

Foto: exitfest.org

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Exit” në Novi Sad të Serbisë mblodhi 60 mijë turistë nga 90 vende. Festivali filloi më 4 korrik dhe në të morën pjesë pothuaj 100 banda nga tërë bota.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD