Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ballkan folklori na ndihmon të kuptohemi dhe të zbulojmë veçoritë e përbashkëta

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angjell Angjellov hapi Ditët e kulturës, folklorit dhe traditave bullgare në Ohër 2019

Për vit të tretë të radhës Ohri qe mikpritës i Ditëve të kulturës, folklorit dhe traditave bullgare. Mbi 500 pjesëmarrës nga krahinat e ndryshme të Bullgarisë vallëzuan, kënduan, ekzekutuan muyikë dhe e lavdëruan folklorin bullgar. Ditët qenë organizuar nga Shoqëria për kulturë ART Vivindi në Maqedoninë Veriore, Fondacioni “Zhar S” Bullgaria, Universiteti i Ri Bullgar dhe Shoqata Miqësi Bullgaro-Maqedonase, me përkrahjen e Ambasadës Bullgare në Maqedoninë Veriore dhe Bashkia e Ohrit. Sivjet festivali u zhvillua nën patronazhin  e ministres bullgare të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.

Kryetarja e jurisë dhe folkloristja nga Universiteti i Ri Bullgar doktoresha Margarita Krësteva, deklaroi posaçërisht për Radio Bullgarinë:

Mendoj se festivali arriti qëllimin e tij, sepse në një vend u mblodhën njerëz nga brezat e ndryshëm, që nga pjesëmarrësit më të vegjël 4 vjeç, deri tek njerëzit, të cilët mbajnë me vete pjekurinë dhe traditën dhe të cilët ua transmetojnë brezave të ardhshëm. Ideja jonë  të popullarizojmë folklorin bullgar, traditat dhe kulturën në Ohër arrihet pikërisht përmes këtyre njerëzve, të cilët erdhën nga krahinat e ndryshme të Bullgarisë, që të tregojnë artin e vet këtu në kufijtë e Ohrit.

Kryetari i Asociacionit për kulturën dhe artin “ART Vivendi”-Ohër-Gjoko Aloski shprehu se:

"Tanimë për vit të tretë të radhës organizojmë Ditët e kulturës dhe të traditave bullgare dhe mendoj se do të ketë akoma kujtime të tjera të bukura kulturore, të cilat fëmijët bullgarë do t'i marrin me vete. Kudo që ta prezantojmë folklorin bullgar do të korrim sukses, sepse fëmijët bullgarë e ruajnë. Po, Ohri jeton për këto ditë".

Në kuadrin e festivalit u zhvillua një ekspozitë me fotografi bullgare të veshjeve popullore autentike, të bëra nga “Rrënjët bullgare”. U zhvillua dhe një tryezë e rrumbullakët me temë: “Folklori i Ballkanit” me pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe folkloristëve nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Seminar në kuadrin e festivalitPër herë të parë e organizuam këtë tryezë të rrumbullakët, sepse pavarësisht se jemi prej shteteve të ndryshme, problemet, mënyra e të menduarit janë të përbashkëta" - tregon Doktoresha Margarita Krësteva dhe shton: "Dhe në fakt që të gjithë njerëzit, të cilët marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët  u bashkuan rreth kësaj se ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur për të ruajtur folklorin dhe traditat dhe pikërisht përmes kulturës të mund të bëjmë një urë midis shteteve, sepse kjo është mënyra më e mirë për komunikim midis njerëzve nga vendet e ndryshme. Gjithmonë thuhet se muzika, vallet janë një gjuhë përpara fjalës. Ne duhet ta përdorim këtë gjuhë dhe të vazhdojmë të flasim në të.

Doktoresha Velika Stoykova-Serefimovska - etnomuzikologe pranë Institutit për folklor “Marko Cepenkov” në Shkup tha:

"Ky është një shembull jashtëzakonisht i mirë për shtetet tona dhe mund të hapë mundësi për një bashkëpunim të ardhshëm. Dhe ky është një hap i mirë, një mënyrë e mirë të mund të evitohen problemet politike, të gjitha këto kriza në Ballkan. Në Ballkan folklori është ajo gjë që mund të na lidhë, të na ndihmojë të kuptojmë dhe të zbulojmë veçoritë e përbashkëta dhe vlerat e përbashkëta."

Ja se çfarë tha Zhulieta Harasani  - kryetare e UNESKO-s për Shqipërinë para mikrofonit tonë:

Foto: Shevkie Çakër

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD