Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vullnetarë nga dhjetë shtete do të marrin pjesë në restaurimin e një bazilike nga epoka e krishterimit të hershëm

Foto: arkiv

Vullnetarë nga 10 shtete, ndër të cilët ka restaurues, historianë, arkitektë, inxhinierë, do të marrin pjesë në restaurimin e bazilikës së kalasë Palmatis afër qytetit Tervell, Bullgari Verilindore. Iniciatori i projektit është bashkia e qytetit Tervel, në bashkëpunim me European Heritage Volunteers dhe Muzeun Historik Regjional në qytetin Dobriç. Në ditët midis 14 dhe 18 korrik vullnetarët nga Bullgaria, Rusia, Japonia, India, Kina, Gjermania, Kosova, Shqipëria, SHBA-ja dhe Spanja do të analizojnë gjendjen e bazilikës dhe do të propozojnë strategji për konservimin e saj. Palmatis është një qytet të vjetër romak, i cili në shekullin e VI-të ka fituar statutin e qendrës së peshkopatës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja: Askush nuk i ka qetësuar bullgarët se nuk do të ketë problem me karburantet

“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..

botuar më 25-11-06 6.01.MD

Deputetët hodhën poshtë veton e presidentit mbi Ligjin për Investimet

Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..

botuar më 25-11-06 5.24.MD