Ministria e Punëve të Brendshme filloi një fushatë të quajtur “Qëndro pastër, thuaj JO korrupsionit”. Hapi i parë është zhvillimi i anketës ndër qytetarët, të cilët kalojnë pikën e kalimit kufitar “Ura e Danubit” (pranë qytetit Ruse, midis Ruimanisë dhe Bullgarisë). Anketa zhvillohet sot, të premten, nga ora 9.00 deri më 16.00. Qëllimi është që të rritet besueshmëria e qytetarëve në institucionet dhe ata të marrin informacion për veprimtarinë e tyre. Partnerët e palës bullgare janë autoritetet përkatëse në Rumani, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe shumë organizata joqeveritare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..