Demopolizim i Arkës Shëndetësore dhe mundësi për krijimin e fondeve private shëndetësore. Kjo parashikohet në modelin e ri të sigurimit shëndetësor, propozuar nga ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Nuk do të lejohet që fondet të zgjedhin personat sipas ndonjë tipari të veçantë ose statusit shëndetësor, saktësoi ministri. Sigurimi shëndetësor do të mbetet 8 për qind. Mjetet e sigurimeve do të ndahen nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurve dhe do të menaxhohen nga fondet shëndetësore. Modeli u kritikua nga Bashkimi Bullgar i Mjekëve, nga organizata të pacientëve dhe nga sigurues. Sipas Bashkimit zgjedhja e lirë e mjekut nga pacienti do të zëvendësohet nga zgjedhja se kush ta financojë mjekimin e tij. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ish zëvendës drejtori i Arkës Kombëtare të Shëndetësisë doktor Dimitër Petrov tha, se ka të ngjarë që modeli i propozuar të bëjë që arka kombëtare të mbetet për njerëzit e dobët nga pikëpamja sociale, ndërsa njerëzit e tjerë të sigurohen në fonde private.
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..