Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërhyrja e hakerëve në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurve prapë ngjall shqetësim për sigurinë kibernetike të Bullgarisë

Foto: dnevnik.bg
Më 15 korrik nga një sajt me bazë jashtë shtetit mediat dhe institucionet shtetërore në Bullgari mësuan, se ndonjëri kishte hyrë në bazën e të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve pa kuptuar asnjëri. Një burrë anonim, i cili u prezantua si rus, tha ditën tjetër para një televizioni, se ai është autor i kësaj ndërhyrjeje, por zëdhënësi i agjencisë e përgënjeshtroi. Nga Drejtoria Kryesore “Luftë me krimin e organizuar” njoftuan, se për sulmin e hakerit u arrestua një nëpunës së një kompanie bullgare të sigurisë kibernetike. Autoritetet nuk njoftojnë më shumë hollësi, sepse hetimi është në fillim. Veprimet e tyre tregojnë se janë të shqetësuar seriozisht për sigurinë kibernetike të Bullgarisë.
Dhe ky shqetësim është me bazë.

Gjatë gushtit të vitit 2018 u dështua Regjistri Tregtar. Në vitin 2015 në kohën e zgjedhjeve lokale u kryen sulme kibernetike kundër sajteve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa institucioneve të tjera. Rastet janë të ndryshme, por e gjithë kjo vjen të shtrohet pyetja, a janë mjaftë të mbrojtura institucionet shtetërore, regjistrat, shërbimet elektronike. Edhe shteti i bën vetes këtë pyetje, në se gjykojmë nga një deklarate e ministrit të punëve të brendshme Mlladen Marinov, sipas se cilës sulmi i fundit kundër Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve duhet të jetë si një llambë e kuqe për të gjitha sistemet e mëdha administrative të shtetit. Ministri i financave Vlladisllav Goranov siguroi në parlament, se informacioni në bazën e të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve është e mbrojtur, por kërkoi falje nga të gjithë të prekurit nga sulmi i fundit i hakerëve. Sipas ministrit të brendshëm u hapën fajlla që përmbajnë të dhënat e qindra mijë shtetasve bullgarë, emrat e tyre, numrat e tyre të unifikuar civil, si dhe emrat e firmave bullgare me kodet e tyre unike të identifikimit. Lidhur me këtë kryeministri thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave, vendimet e të cilit janë të detyrueshme.

Për shqetësimin e pushtetarëve mund të gjykojmë edhe nga hapat e tjerë të qeverisë. Bullgaria kërkoi ndihmë nga Komisioni Evropian dhe nga Dikasteri Evropian i Sulmeve Kibernetike. Për incidentin u informua edhe komisionaria evropiane Marija Gabriell, e cila përgjigjet për digjitalizimin. Qeveria pret ndihmë të plotë nga Qendra Evropiane për Siguri Kibernetike, që ndodhet në Greqi.
Reagimet e ekspertëve janë kontradiktore. Disa thonë se ky është “IT Çernobili”, të tjerë përkrahin qëndrimin e Ministrisë së Financave, se “të dhënat e shpallura nuk janë të rëndësishme”, të tretë – se sulme të tilla kryhen me njerëz nga brenda. Kishte të tillë të cilët komentuan para Radios Kombëtare Bullgare, se ndërhyrje të tilla të hakerëve kryhen çdo ditë në botë dhe megjithëqë ky është sulmi i parë me përmasa aq të mëdha në Bullgari, në fund të fundit bëhet fjalë për një “situatë standarde”.
Zëdhënësi i Agjencisë Rosen Bëçvarov tha, se porositësit e krimit janë bullgarë, gjë për të cilën në etapën e tanishme nuk ka të dhëna. Dhe në se autoritet do të arrijnë të arrestojnë fajtorët atëherë të pësuarit do të jenë në gjendje të padisin kryerësit konkretë, jo shtetin.
 
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD
Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD