Në rajonin e fermës industriale për rritje derrash në fshatin Nikollovo të rrethit të Ruses po vriten 17 000 derra për shkak të një vatre të porsazbuluar të murtajës afrikane ndër derrat. Aksesi i njerëzve të jashtëm është i ndaluar. Po dezinfektohen të gjithë automobilat dhe njerëzit që po hyjnë dhe po dalin. Situata në rajon është shqetësuese, sepse vetëm disa kilometra larg fshatit Nikollovo ka dy komplekse të tjera për rritje derrash. Bashkë me atë në Nikollovo ata sigurojnë 1/3 prej mishit të derrit për vendin. Në veprimet kundër përhapjes së sëmundjes janë përfshirë ushtria dhe xhandarmeria.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..