Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov morën pjesë në takimin joformal të ministrave të brendshëm dhe të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Hapësirës Shengen në Paris, të lidhur me problemet aktuale të migracionit në Detin Mesdhe. Zaharieva tha se masat e përkohshme nuk mund të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe ka nevojë për mekanizëm të përhershëm për kufijtë detarë dhe tokësorë. “Po të dëshirojmë të parandalojmë hyrjet ilegale në BE, ka nevojë për punë serioze me të gjitha shtetet që ndodhen në itinerarin e refugjatëve”, nënvizoi Zaharieva. Sipas saj duhet të vazhdojnë përpjekjet për implementim efektiv të marrëveshjeve për readmision me shtetet e treta. Ministrat bullgarë deklaruan qartë se janë kundër pranimit të migrantëve drejtpërsëdrejti nga anijet.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..