Bullgaria mbetet në garë për tërheqjen e investimit të madh të Volkswagen, tha ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Ashtu si Turqia, Bullgaria i ka bërë një ofertë tërheqëse kompanisë dhe aktualisht po pritet vendimi i investitorit për ndërtimin e uzinës së tij të re. Ne jemi njëra nga të dyja vendet që mbetën në garë, në të cilën fillimisht merrnin pjesë 20 shtete dhe kjo me siguri është një njohje, shtoi Karanikollovi. Ministri deklaroi se gjatë disa muajve të fundit ka interes serioz nga ana e një prej investitorëve më të mëdhenj strategjikë për prodhimin e automjeteve. Ambiciet janë për hapjen e 120 mijë vendeve të reja pune. Kompanitë që do të punojnë në industrinë tonë automobilistike pritet se mund të bëhen 500.
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..
Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për..