Në rajonin e Ruses, Plevenit dhe Razgradit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të murtajës afrikane të derrave. Në krahinën e Ruses ka 4 vatra, ndërsa ajo më e fundit është në një fermë për rritje derrash në fshatin Brëshlen, ku rriten 40 000 kafshë. Në krahinën e Plevenit vatrat janë katër. Mbi 1/3 prej rritjes industriale të derrave të vendit është përqendruar në regjionet e Ruses dhe të Plevenit. Policia do të organizojë rojë në të gjitha rrugët hyrëse-dalëse të vendbanimeve ku ka vatra të regjistruara të sëmundjes dhe do t’i ndihmojë autoritetet sanitare me informata për praninë e derrave në oborret e pronarëve në vendet e populluara. Vendoset kontroll i rreptë në prodhimin dhe përdorimin e foragjereve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..