Një emigrant bullgar në Britaninë e Madhe menaxhon fabrikë të vet për riciklimin e gomave të vjetra. Ajo ndodhet në rajonin e qyteti Plimut (Plymouth) në pjesën jugperëndimore të mbretërisë dhe siguron punë për 18 veta, shumica prej të cilëve janë bullgarë. Gomat e ricikluara ofrohen në treg me çmime shumë të favorshme. Kjo është arsyeja për të cilën klientët e fabrikës janë shumë, kryesisht njerëz vendas, të cilët i blejnë gomat drejtpërsëdrejti nga fabrika. Pronari i saj quhet Stefan Kostov dhe është emigrant në Britaninë e Madhe që nga viti 1998. Për një kohë të gjatë ai ka qenë punëtor në gomisteri. Në vitin 2017 e ka marrë vendimin për fabrikën dhe ka marrë me qira terren të përshtatshëm për të. Investimi fillestar sipërmarrësi e ka siguruar me kredi bankare. Sa i përket Brekzitit Stefan Kostov mendon se ai nuk do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme mbi biznesin e tij.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..