Partia nacionaliste “Ataka” tashmë nuk është pjesë e partnerit më të vogël në qeveri “Patriotët e Bashkuar”, deklaruan liderët e dy partive të tjera në koalicion VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) – Krasimir Karakaçanov dhe Valeri Simeonov. Nga grupi parlamentar i Patriotëve të Bashkuar kanë përjashtuar nga grupi dhe tre prej shtatë deputetëve nga “Ataka” – liderin e partisë Volen Siderov, zëvendësin e tij Desisllav Çukollov dhe Pavell Shopov. Katër deputetët e tjerë të partisë "Ataka" po të dëshirojnë, mund të mbeten pjesë e grupit të Patriotëve të Bashkuar. Sipas Karakaçanovit përjashtimi i partisë Ataka nuk do të thotë dështim të shumicës qeveritare. VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë nuk do të kërkojnë nënshkrim të ri të marrëveshjes për qeverisje të përbashkët me partinë GERB.
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..
Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..