Shtet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e qeverisë bullgare për blerjen e avionëve luftarakë shumëfunksional F-16, municioneve dhe pajisjes së lidhur me ta, kështu edhe angazhimin e saj për modernizimin të forcave ajrore të vendit me anë të blerjes së avionëve me efikasitet të lartë, të pajtueshëm me armatimin e vendeve të tjera të NATO-së. Kjo thuhet në njoftimin për mediat të Departamentit Shtetëror. Pala amerikane nënvizoi se po pret me padurim të punojë me Bullgarinë mbi këtë projekt dhe të forcojë partneritetin e vet strategjik dhe afatgjatë me vendin tonë. Nënvizohet gjithashtu dhe roli i përpjekjeve të bashkërenditura të qeverisë së SHBA-së për arritjen e këtij rezultati.
Nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov përshëndeti ministritë bullgare, të cilët punuan për këtë marrëveshje për blerjen e avionëve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..