Niveli i papunësisë në Bullgari është pakësuar gjatë muajit qershor deri në fundin historik prej 4,4% , kundrejt 4,5% gjatë muajit maj. Një vit më herët ajo ka qenë 5.2 %. Kjo është papunësia më e ulët e regjistruar që nga vitit 2000, kur Eurostati filloi ta analizojë këtë tregues për Bullgarinë. 140 000 bullgarë kanë qenë pa punë gjatë muajit qershor 2019, kundrejt 150 000 gjatë majit dhe 174 000 gjatë qershorit të vitit 2018. Bullgaria zë vendin e 9 në BE për nga papunësia më e ulët dhe është një nga 18 vendet-anëtare, ku papunësia është më e ulët nga ajo mesatare në BE - 6,3%. Të dhënat tregojnë se papunësia ndër gratë është 4.1 %, derisa para një viti ka qenë 4.8 %. Papunësia ndër burrat është 4,8%, derisa gjatë qershorit 2018 ka qenë 5,7% .
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..