Takimi i komisioneve të përbashkëta profesionale ndërmjet Ministrisë së Transportit të Bullgarisë dhe Ministrisë homologe te Kosovës ka rezultuar nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve për transportin ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave në mes dy vendeve. Kështu deri në fundin e vitit 2019 lejet e transportit bëhen 3000 më shumë. Gjatë vitit 2020 numri i tyre do të jetë 6000.
Për të nënshkruar këtë protokoll në Sofje ka qenë delegacioni i Ministrisë se Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli. Ai është takuar me Zëvendësministrin e transportit te Bullgarisë Angel Popov, Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë se Transportit Rrugor Boyko Ranovski dhe Drejtoreshën e Drejtoratit te Transportit Rrugor Tsvetelina Ilieva-Yordanova.
Sipas Ambasadorit të Kosovës tek ne z. Edon Cana shtimi i numrit të lejeve për transport është treguesi me i mirë i rritjes se shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik në mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Pjesë e grupit negociues ne takimin e komisioneve të përbashkëta ka qenë dhe Sekretari i parë i Ambasadës Bujar Desku, derisa formati i këtij takimi është derivat i Marrëveshjes për Transport të Mallrave dhe Udhëtarëve të nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë, në korrik të vitit 2011.
Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon..
Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..
"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse..