Akademia Kombëtare e Arteve Figurative hapi atelietë e saj për fëmijët dhe nxënësit. Gjatë tërë muajit gusht pjesëmarrësit në Akademinë Verore për Fëmijë dhe Nxënës do të pikturojnë, do të modelojnë dhe do të zhvillohen si krijues nën udhëheqjen e studentëve-piktorë. Edicioni i dhjetë i iniciativës filloi me një aktivitet festiv me moton “Fëmijët pikturojnë jashtë”. Gjatë disa ditëve të fundit të muajit piktorët e vegjël do të radhitin veprat e tyre më të bukura në një ekspozitë në galerinë “Akademia”.
Ky projekt kulturor-arsimor i fondacionit “Shën Pimen Zografski” pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative fitoi popullaritet gjatë viteve dhe tashmë për të dytin vit me radhë është në Kalendarin e ngjajreve më të rëndësishme kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit.Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..