Akademia Kombëtare e Arteve Figurative hapi atelietë e saj për fëmijët dhe nxënësit. Gjatë tërë muajit gusht pjesëmarrësit në Akademinë Verore për Fëmijë dhe Nxënës do të pikturojnë, do të modelojnë dhe do të zhvillohen si krijues nën udhëheqjen e studentëve-piktorë. Edicioni i dhjetë i iniciativës filloi me një aktivitet festiv me moton “Fëmijët pikturojnë jashtë”. Gjatë disa ditëve të fundit të muajit piktorët e vegjël do të radhitin veprat e tyre më të bukura në një ekspozitë në galerinë “Akademia”.
Ky projekt kulturor-arsimor i fondacionit “Shën Pimen Zografski” pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative fitoi popullaritet gjatë viteve dhe tashmë për të dytin vit me radhë është në Kalendarin e ngjajreve më të rëndësishme kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit.Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..