Bashkëkryetari i komisionit të përzier bullgaro-maqedonas për zgjidhjen e çështjeve historike Angell Dimitrov i drejtoi ftesë palës maqedonase për një mbledhje të jashtëzakonshme gjatë këtij muaji në Bullgari. Qëllimi është lehtësimi i punës së mbledhjes tjetër të rregullt gjatë shtatorit, në të cilën do të diskutohen problemet e lidhura me librat e mësimit të historisë që prekin periudhat e Mesjetës dhe sundimit osman, siç edhe kremtimi i përbashkët i heroit Goce Dellçev. Këtë javë gjatë vizitës së tij në Shkup Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se deri në tetorin e 2019-ës pret rezultate pozitive nga puna e komisionit dhe u bëri thirrje historianëve që të punojnë pa pushim .
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..