Ka një rrezik real që 45 mijë tonë mjaltë nga Amerika Jugore të vijnë në tregun evropian përmes importit pa taksa, paralajmërojnë nga Asociacioni i Prodhuesve të Mjaltit Biologjik. Kjo mund të bëhet si pasojë të marrëveshjes tregtare midis Bashkimit Evropian dhe MERCOSUR (Tregu i Përbashkët Amerikanojugor). Sipas bletarëve bullgarë kjo mund të çojë deri në rënien e çmimit të mjaltit bullgar i cili është me cilësi të lartë, si dhe në mbylljen e tregut të Bashkimit Evropian për të. Përveç kësaj në tregun evropian do të hyjë mjaltë me pesticide. Bletarët kërkojnë masa për kufizimin e pasojave të rëndë për sektorin bullgar të mjaltit. Sipas të dhënave të Departamentit të bujqësisë pranë Komisionit Evropian vendi ynë është në një nga vendet e fundit në Evropë për nga konsumi i mjaltit të bletës. Bullgaria prodhon mesatarisht 10 mijë tonë mjaltë për vit, nga të cilët mezi 2 mijë konsumohen në tregun bullgar. 8 të tjerët shiten në Evropë.
Pesë raste sulmesh nga bandat e të ashtuquajturave “vendas” u regjistruan në Sofje vetëm javën e kaluar. Ka të ndaluar, kanë filluar procedurat paraprake. Ngrihen akuza kundër fëmijëve mbi 16 vjeç, me të miturit punohet në dhomat pedagogjike për..
Deljan Peevski, kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - Fillimi i Ri, u takua me Xhevdet Çakërov, kryetar i grupit parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë" (rreth Ahmed Dogan). Gjatë një bisede të thelluar, të dy vendosën që "faqja e..
Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë këtë përgjigje janë kryesisht të moshuar nga vendbanime më të vogla. 33.2% e të anketuarve..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..