Disa nga akrobatët më të mirë ajrorë në botë do të mblidhen për garën e aeronautikës në Bullgari nga data 30 gusht deri më 1 shtator në qytetin Sopot të Bullgarisë Qendrore. Gara është organizuar me idenë e rekordmenit botëror në aeronautikës akrobatike Veselin Ovçarov. Në garë do të prezantohet dhe disiplina e re “acro cross” - disiplinë që i ka elementet e dy drejtimeve të tjera të këtij sporti - "coss country" dhe akrobatikë. Pjesëmarrjen e tyre e kanë pohuar pilotët më të mirë në botë - nga Brazili, Spanja, Franca, Anglia , Gjermania, Rusia, Turqia dhe vende të tjera. Programi përfshin fluturim në masë nga stacioni i sipërm i teleferikut të qytetit Sopot dhe një garë, të cilën do ta fitojë më i shpejti në distancën 10 kilometra.
Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..