Me një medalje të artë, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë u ktheu skuadra bullgare nga Olimpiada Ndërkombëtare e Informatikës në Baku të Azerbajxhanit. Medaljen e artë e fitoi Radosllav Dimitrov nga Plovdivi. Medaljet e argjendta i morën Aleksandër Krëstev nga qyteti Varna dhe Martin Kopçev nga qyteti Gabrovo. Në Olimpiadën në Azerbajxhan morën pjesë 327 nxënës nga 87 shtete. Bullgaria është në vend të 10-të për nga pikat dhe medaljet. Kjo është arritja jonë më e mirë për 5 vjetët e fundit. Bullgaria mbetet në vend të pestë në botë për nga medaljet në klasifikim për të gjitha olimpiadat.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..