Prodhuesi i turbinave General Electric nga SHBA-ja ka parashtruar kërkesë për të marrë pjesë në ndërtimin e centralit atomik bullgar “Belene”, tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova. Pritet që deri në afatin përfundimtar 19 gusht ta parashtrojë ofertën e vet edhe kompania ruse “Rosatom”. Nuk mund të flitet për projekt rus, sepse sheshi dhe reaktorët janë bullgarë, si dhe licencat. Dy reaktorët rusë, të cilët i bleu Bullgaria teknikisht do të mund të punojnë edhe me turbina amerikane, na shpjegoi Ministrja Petkova. Projekti është i leverdishëm në sfondin e kushteve të shpallura nga pala bullgare, sipas të cilave shteti nuk duhet të marrë garanci për investimin, sepse nevoja për pakësimin e emisioneve të dëmshme në regjion do të shkaktojë kërkimin e energjisë së pastër energjetike me çmime të leverdishme, komentoi Kryeministri Bojko Borisov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..