Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët udhëtojnë dhe harxhojnë më pak për pushime në BE

Foto: EPA/BGNES

Gjatë vitit 2017 bullgarët kanë udhëtuar me qëllim turizëm mesatarisht 2.5 herë në vit, që është një prej treguesve më të ulët në BE. Më pak nga bullgarët kanë udhëtuar vetëm belgjianët dhe italianët (2.4 herë në vit), tregojnë të dhënat e Eurostatit. Pothuajse 40 për qind prej bullgarëve kanë preferuar të udhëtojnë me veturë, derisa në BE ky tregues është 60 për qind. Turisti evropian harxhon mesatarisht 382 euro për një udhëtim privat. Turisti bullgar harxhon mesatarisht 147 euro, sa harxhojnë hungarezët dhe portugezët dhe pak më shumë nga shtetasit e Letonisë, Çekisë dhe të Rumanisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD