Ishulli i vetëm i banueshëm në pjesën bullgare të Detit të Zi - Shën Anastasia afër qytetit Burgas po përgatitet për festën e vet më15 gusht - Fjetja e Hyjlindëses Mari. Festa do të fillojë me pritjen tradicionale në ishull dhe muzikë autentike. Në orën 11 do të sigurohet një prani e kontrolluar deri tek fari i ishullit, që ku hapet një pamje e papërsëritshme nga qyteti Burgas dhe gjiri. Do të luhet dhe vallja tradicionale e ishullit me ansamblin “Stranxha”. Në orën 17:30 vizituesit më të vegjël do të mund të përfshihen në një aventurë me “Laboratorin e Çuditshëm” dhe eksperimente me ajër, zjarr, erë dhe ujë. Dita festive do të përfundojë me spektaklin koncert “West Side Story - dashuria e Maries dhe Tonit” me pjesëmarrjen e yllit të estradës bullgare Orlin Goranov.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..