Arkeologët zbuluan në qepin e Detit të Zi Kaliakra një varrosje mjaft të pasur nga shekulli i 14 të një aristokrati të panjohur deri në këtë moment-Zoti Gjeorgji Paleolog. Gërmimet janë nën drejtimin shkencor të docentes, doktoresha Boni Petrunova, drejtoreshë në Muzeun Historik Kombëtar. Në varr janë gjetur dhurata të pasura, të cilat japin mundësi të mund të rinovohet rituali rreth përcjelljes së të vdekurit të ri. Gropa funerale është e formuar mbi një shkëmb me një rreth prej gurëve. Fytyra e fisnikut të vdekur ka qenë e mbuluar me një stof më luksoz, mbi trup janë vendosur dhurime dhe një enë prej qelqi, në të cilën sipas besimeve të atëhershme janë mbledhur lotët e vajtueseve. Sendi i cili bën përshtypje më të madhe nga dhuratat e gjetura në varrezë është një unazë e madhe prej floriri, e cila zbulon emrin e të vdekurit të varrosur - Gjeorgji, si dhe origjinën e tij fisnike.
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..
Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje..