Ekspedita Ndërkombëtare “Abora4-argonaut nga epoka e gurit” u nis me lundrim nga Varna. Në ekuipazh është dhe arkeologu nga qyteti Varna Teodor Rokov. 11 anëtarët e tjerë janë nga Gjermania, Holanda, Bolivia, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Greqia. Anija primitive e ndërtuar prej kallami është e gjatë 14 metra, e gjerë 4 metra dhe e lartë 2 metra. Ajo u ndërtua në bregun e liqenit Belloslav në afërsi të qytetit Varna prej 2 indianëve, nga fisi ajmara i cili jeton nëpër bregun e liqenit Titikaka. Për modelin e “Abora 4” janë përdorur piktura shkëmbore nga Kaukazi, Egjipti dhe Mesopotamia. Qëllimi bazë i ekspeditës është ta kalojë në përputhje me përshkrimet e Herodotit itinerarin detar për tregti nga Deti i Zi deri në Mesdheun Lindor.
Nxënësit bullgarë fituan gjashtë medalje në matematikë në Olimpiadën Ballkanike në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Shoqata e Ekipit Olimpik të Shkencave. Shoqata informon se më 30 prill, disa nga nxënësit më të mirë të matematikës në shkollat..
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një version i sabotimit të mundshëm. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare gjenerali Spas Spasov,..
Bullgaria ka dëshmuar se është një mik i vërtetë, shkroi në Facebook ambasadori izraelit në Sofje, Yosi Sfari. "Izraeli u përball me një situatë shumë të vështirë dhe Kryeministri bullgar dhe Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme ofruan..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja..