Po rritet numri i të huajve të cilët preferojnë t’i kalojnë pushimet e tyre verore në malet bullgare. Një prej destinacioneve të preferuara është qyteti Elena në malin Stara Pllanina, i cili tërheq me ftohtësinë, qetësinë dhe shtëpitë autentike bullgare. Krahas turistëve bullgarë ka dhe shumë mysafirë gjermanë, rusë, francezë dhe indianë. Sipas administratës së qytetit ky është viti i dytë i radhës, kur gjatë muajve verorë shtëpitë turistike rreth Elenës dhe hotelet e qytetit janë angazhuar që prej muajsh.
Shumë turistë të huaj ka edhe në malin Rodope, ku ndodhet vendpushimi Pamporovo. Atje sipas traditës dëfrimet përfshijnë pishina, itinerare për shëtitje me biçikletë, ose me këmbë në mal dhe ekskursione deri në shpella të ndryshme në Rodope. Ka dhe shëtitje të posaçme të organizuara nga Qendra Turistike deri në majat Snezhanka, Meçi Çall dhe Perelik, Smoljanski Ezera (Liqenet e Smoljanit), Shiroka Llëka, Rozhen, Hajdushki Poljani (Livadhet e Hajdutëve). Në krye të shëtitjeve ka udhëheqës të kualifikuar malorë, ndërsa teleferiku nga Pamporovo drejt Liqeneve të Smoljanit punon gjatë tërë stinës verore.
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..