Forca politike drejtuese mbetet GERB me pozita relativisht stabile (22%). Tradicionalisht pas saj është Partia Socialiste Bullgare me 16,9%. Për momentin nuk vihet re një dinamikë në “gërshërën” e përkrahjes midis të dyja forcave politike të regjistruara gjatë zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian. Në vend të tretë është Lëvizja për të Drejtat e Liritë me 5,6%. Këtë e tregon studimi sociologjik Barometër-Bullgaria për qëndrimet elektorale dhe jetësore të bullgarëve. Në stinën e pushimeve dhe të lejeve bullgarët kanë një vlerësim të shprehur qartë për situatën e vet personale financiare, ku përqindjet midis të kënaqurit dhe të pakënaqurit janë pothuajse të barazuara. Për 42,1% nga të anketuarit mjetet financiare me të cilat disponojnë, janë të kënaqshme.
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..