Që nga sot në Sofje është e mundur të merren me qira 154 skuterë elektrikë në rreth 200 vende për parkimin e tyre falas, shpalli kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Fushata një “Udhëtim i përbashkët” është një nga masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Sofje, ku ndotësi bazë është trafiku i automobilave. Çdonjeri në moshën mbi 18 vjeç mund të hapë skuterin, i cili pret në ndonjë nga vendet për parkim. Ai pas kësaj lihet në ndonjë vend tjetër të posaçëm sipas dëshirës së përdoruesit. Pagimi mund të bëhet përmes një karte kredie ose PayPal. Distanca maksimale, të cilën mund ta kalojë skuteri është rreth 25-30 kilometra. Me insistim të zonjës Fandëkova shpejtësia maksimale është e kufizuar deri më 20 kilometra në orë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..