Me një ceremoni zyrtare në prani të Kryeministrit Bojko Borisov afër Krumovgradit, Bullgari Jugore, pas 40 vitesh u inaugurua miniera e parë moderne për nxjerrje ari në vend. Investimi është i kompanisë private “Dundee Precious Metals Krumovgrad”. Eksploatimi real i minierës “Ada Tepe” filloi gjatë muajit korrik, ndërsa disa javë më vonë u prodhuan sasitë e para të koncentratit të artë. Pritet që përpunimi vjetor të arrijë 800 000 tonë, ndërsa miniera t’u sigurojë punë mbi 250 vendasve.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..