Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhjetë kampionët malorë në Bullgari – misioni i kryer!

Festa e Bashkimit Turistik Bullgar në Çerni vrëh
Foto: Bashkimi Turistik Bullgar

Çdo vit e diela e fundit e muajit gusht është speciale për adhuruesit e maleve. Këtë ditë sipas traditës mijëra turistë dalin përmes vendeve të ndryshme që të mblidhen e të bashkohen në pikën më të lartë të malit Vitosha – “Çerni Vrëh” /2290 metra/, për të shënuar përvjetorin e radhës nga fillimi i turizmit të organizuar në Bullgari. Sivjet data është 25 gusht, kurse përvjetori është i 124-ti pas gushtit të paharrueshëm të vitit 1895, kur me ftesë të shkrimtarit Aleko Konstantinov 300 entuziastë  u përfshinë në marshimin e parë të organizuar dhe themeluan në Çerni Vrëh Klubin e Turistëve Bullgarë. Përsëri sipas traditës sivjet në pikën më të lartë të malit Vitosha, alpinistët i presin festimet me lotari me çmime të organizuara nga Bashkimi Turistik Bullgar për ata të cilët kanë pushtuar dhjetë kampionët malorë. Por le të tregojmë me hollësi për këtë sfidë - për pushtimin e majave më të larta të maleve në Bullgari drejtuar adhuruesve të turizmit dhe të ecjes me këmbë.

Çerni Vrëh ( në horizont në mes)

Pas suksesit të lëvizjes së parë kombëtare turistike në vend e cila ka filluar gjatë vitit të largët 1966 – “100 objektet kombëtare turistike”, gjatë vitit jo dhe kaq të largët 2005 lindi një lëvizje e re. Ideja për të ishte e alpinistëve bullgarë, organizata – nga Bashkimi Turistik Bullgar, kurse emërtimi – “Dhjetë kampionët malorë”. Majat e përfshira në lëvizje ishin Musalla në Rilla, Vihren në Pirin, Botev në Stara Pllanina, Çerni Vrëh në Vitosha, Ruen në malin Osogovska, Gocev në Sllavjanka, Goljam Perelik në Rodopet, maja Radomir në Bellasica, Ruj në malin me të njëjtin emër dhe Bogdan në Sredna Gora, tregon Mirosllav Daçev nga Bashkimi Turistik Bullgar. Sipas fjalëve të tij që nga viti 1966 dhe deri më sot përmes lëvizjes kombëtare “100 objekte kombëtare turistike” kanë kaluar më shumë se 6 milionë pjesëmarrës, kurse krahas me të një popullaritet gjithnjë e më të madh po grumbullon dhe sfida “Dhjetë kampionët malorë”. Vetëm për këtë vit ky është një mision i kryer për mbi 250 veta. Pushtimi i majave  vërtetohet me vula, të vëna në një librezë të posaçme në objekte turistike të përcaktuara nga Bashkimi Turistik Bullgar.

Në lëvizje marrin pjesë njerëz në moshë nga 10 deri më 80 vjeç. Ideja e Bashkimit Turistik Bullgar është që në këtë mënyrë të mund të popullarizohet turizmi më këmbë nëpër malet dhe majat tona”, sqaron  Mirosllav Daçev.

Në Rillën e bukur

Ai vë në dukje se një interes ndaj lëvizjes tregojnë jo vetëm bullgarët:

Çdo vit kemi pjesëmarrës dhe nga fqinjët tanë – Maqedonia dhe Serbia. Sivjet kemi 7 maqedonas dhe 5 pjesëmarrës nga Serbia”.

Malet bullgare janë të njohura me bukurinë dhe me mikpritjen e vet dhe ofrojnë mundësi të shkëlqyera për turizëm. Maja më e lartë në vend – Musalla në malin Rilla, ngrihet në 2925 metra. Për dhjetë kampionët malorë, të cilët kanë gjetur vend në iniciativë, Mirosllav Daçev thotë:

Liqeni Bëbreka /Veshka/ në Rilla

Çerni Vrëh është maja e vizituar më tepër dhe është dhe një vend i dashur dhe i preferuar për shëtitje, por Mirosllav nënvizon: Më të vështira për ngjitje janë majat Botev, Vihren dhe Musalla. Më në veçanti në periudhat, kur koha është me shi ose me dëborë, gjatë ngjitjeve aty është më mirë t'i besoni ndonjë udhëheqësi malor”.

Në shëtitje në malin Stara Pllanina

Dhe një lajm, të cilin Mirosllav Daçev nga Bashkimi Turistik Bullgar e tha posaçërisht për “Radio Bullgarinë”:

Mbi bazën e iniciativës sonë “Dhjetë kampionët malorë” vjet iniciuam krijimin e “Dhjetë kampionëve ballkanikë”. Përpara viteve kishte vështirësi më të shumta administrative e të tjera për akses tek shtetet fqinje, por tani kalimi i kufijve është mjaft më i lehtë. Prandaj Bashkimi Turistik Bullgar u propozoi vendeve nga Bashkimi Ballkanik  Malor që Bullgaria bashkë me Greqinë, Slloveninë, Maqedoninë, Shqipërinë, Rumaninë, Malin e Zi, Bosnja dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë të krijojmë një iniciativë të ngjashme - për pushtimin e dhjetë kampionëve ballkanikë. Çdo një nga shtetet tanimë ka treguar kampionin e vet të cilin do që të përfshihet në këtë lëvizje. Hollësirat shpresojmë që të saktësohen në mbledhjen e ardhshme të Bashkimit Ballkanik Malor”.

Ndër shpatat e malit Stara Pllanina

Foto: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD