Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva u takua në Bukuresht me Kryeministren e Rumanisë Viorica Dăncilă. Diplomatja e parë bullgare është për vizitë njëditore pune në fqinjin tonë verior. Në kuadrin e vizitës së saj ajo do të mbajë një ligjëratë në konferencën vjetore të ambasadorëve rumunë në botë. Zaharieva dhe Dăncilă shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rezultatet e kryesisë bullgare dhe të asaj rumune të Këshillit të BE-së. “Bullgaria dhe Rumania ende janë paraqitur shumë dobët në Shërbimin Evropian për Veprimtari të Jashtme, ndërsa ne kemi diplomatë të shkëlqyer. Emërimi i Mirçea Xhoanës për zëvendës-sekretar të përgjithshëm të NATO-s dhe nominimi i Kristalina Georgievës për drejtoreshë ekzekutive të FMN-së janë shembuj të denjë për t’u ndjekur.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..