Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov filloi me fitore pjesëmarrjen e vet në Kampionatin e Hapur të SHBA-së (US Open). Grigor Dimitrov fitoi kundër veteranit italian Andreas Seppi me 3-1 sete (6-1, 6-7, 6-4, 6-3). Megjithëse është me shtatë vende pas Seppi në ranglistën botërore bullgari ishte caktuar si favorit. Grigor Dimitov justifikoi prognozat dhe e fitoi ndeshjen relativisht lehtë. Rivali tjetër i bullgarit do të jetë kroati i ri Borna Ćorić, i cili mundi rusin Evgeni Donskoj me 3-0 sete në raundin e parë.
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..