Me një vendim të Këshillit të Ministrave Ministria e Mbrojtjes shpalli për shitje pronësi tërheqëse ushtarake në bregdetin tonë jugor pranë Detit të Zi – këto janë ish-reparte ushtarake, të cilat tashmë nuk përdoren dhe ndodhen shumë afër detit. Kundër veprimeve të Ministrisë së pari reaguan ashpër kryetarët e bashkive të qytezave bregdetare Pomorie dhe Çernomorec. Ata u përkrahën nga vendasit, sipas të cilëve një pjesë e territoreve të ish-reparteve janë private dhe janë rimëkëmbur nga pronarët e tyre. Një pjesë e trojeve të shpallura për shitje ndodhen afër Pomories në një sipërfaqe prej 56 dynymësh, nga ku shtrihet një pamje e mrekullueshme drejt tërë Gjirit të Burgasit. Ato janë përfshirë në planin urban me idenë që zona bregdetare të shndërrohet në një park detar në qytet. Banorët janë duke përgatitur protesta me kërkesa për dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..