Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me 2,6 milionë euro po e gjobisin Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave për të dhënat personale të paruajtura

Foto: arkiv

2,6 milionë euro është gjoba për Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, e parashikuar për shkak të daljes së të dhënave personale të mbi 5 milionë bullgarëve. Informatën e njoftoi përpara televizionit BTV kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të dhënave personale Vencisllav Karaxhov. Agjencia Kombëtare e të Ardhurave do të ketë 3 ditë që të paraqesë ankesa kundër sanskionit , saktësoi Karaxhovi. Sipas ligjit gjoba mund të kalojë 10 mln euro. "Kjo gjobë është e mjaftueshme duke pasur parasysh sjellën e përgjegjshme të administratorit. Sanksioni imponohet, që të mos përsëritet kjo sjellje", vuri në dukje zoti Karaxhov. 

Akti për shkeljen administrative”, të formuar kundër Agjencisë Kombëtare të të ardhurave nga Komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale është kundërshtuar brenda periudhës ligjore 3-ditore, njoftuan  nga departamenti i të ardhurave. Dekreti penal, me të cilin komisioni vendos sanksion me përmasë të 5,1 milionë leva, po kështu do të apelohet në gjykatë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Rheinmetall” nënshkroi kontratë për ndërtimin e një fabrike ushtarake në Sopot

Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..

botuar më 25-10-28 2.36.MD
Vanja Grashkina-Minçeva

Rritje e kërkesave për njohjen e diplomave universitare të marra jashtë vendit

Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..

botuar më 25-10-28 11.49.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..

botuar më 25-10-27 7.35.MD