Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një debutim i suksesshëm i tenorit Mihail Mihaylov në Hungari

Gala koncerti final i operës “Tre tenorët”, për të cilin biletat u shitën shumë përpara fillimit të festivalit “Bartok plus” në Miskolc - Hungari, u kthe në një fishekzjarr të vërtetë të kënaqësisë muzikore. E tillë ishte atmosfera  në sallën e bukur e përmbushur plotë e përplot të Teatrit Kombëtar në Miskolc, në koncertin e Galeano Salas nga Shtetet e Bashkuara, István Horváth nga Hungaria dhe të bullgarit Mihail Mihaylov.

Bashkatdhetari ynë debutoi me një sukses të madh përpara publikut hungarez. Kur doli për interpretimin e tij të parë të Aries së Lenskit “Kuda, kuda” nga opera “Evgjenij Onegin” e kompozitorit Çajkovski, Mihail Mihaylov qe më i përmbajtur nga ana emocionale. Pas koncertit ai tha se nuk ka ditur se çfarë të pres nga publiku hungarez, se ka një qëndrim të ndryshëm ndaj shfaqjes së vet para publikut sllav dhe atij gjerman për shembull. Me çdo një interpretim tjetër ai “hapej” gjithnjë e më shumë dhe publiku hungarez, i cili fare nuk është i ngrirë, menjëherë i përgjigjej me duartrokitje gjithnjë e më të stuhishme, të cilat arritën deri në një brohoritje.

“Qershia e tortës” në programin e gala koncertit “Tre tenorët” qe interpretimi  i Aries së Tonios nga opera “ Vajza e regjimentit” e Donicetit. Unë dija për të nga një burim shumë i besuar, por publiku në teatër nuk dinte gjë dhe ideja shumë mendjemprehtë dhe interpretimi dëfryes i Galeano Salas, István Horváth dhe Mihail Mihaylov shkaktoi një shpërthim të madh duartrokitjesh.

Publiku hungarez ka një mënyrë specifike të duartrokitjes, kur është shumë i kënaqur nga interpretimi - valë-valë. Shumë specifike është ndjenja, kur i gjithë publiku fillon të duartrokasë në sinkron ngadalë, nxiton pak nga pak, pas kësaj menjëherë përsëri nis një valë e ngadaltë dhe përshpejton e kështu me radhë. Pas duartrokitjeve finalizuese , shkova të përshëndes interpretuesit e lumtur në skenë. Sipas traditës mblidhen aty me ndonjë gotë me shampanjë pas spektakleve ose koncerteve.

Jam shumë i lumtur! Pritja këtu qe shumë e ngrohtë. Mund të them se prova ime e parë në Hungari është e suksesshme! Duartrokitjet  janë si në ndonjë ngjarje sportive. Është shumë befasuese, por shumë e këndshme! E ndien se ke adhurues, e ndien veten tepër special. Një përjetim shumë i mirë - tregoi  Mihail Mihaylov.

Dihet se, në Miskolc dhe përreth ka shumë bullgarë, trashëgimtarë të kopshtarëve të shpërngulur në Hungari gjatë shekujve 19-20. Mes përfaqësuesve të bashkësisë bullgare është zonja Maria Nikollaeva, e cila po kështu qe në koncert.

Unë jam bullgare dhe jetoj në Miskolc prej 62 vjetëve-tregon ajo. Kam përfunduar Akademinë Mjekësore në Sofje. Jam mjeke. Kam shëruar hungarezët dhe gjithmonë kam menduar për bullgarët. Dhe pavarësisht se nuk jam as shkrimtare, as poete, as muzikante, as piktore, unë e pëlqej dhe e adhuroj shumë artin dhe jam shumë e lumtur, kur bullgarët prezantohen jashtë shtetit. Thjesht më digjet zemra, kur dëgjoj se do të vijë ndonjë bullgar! Këtu qe violonçelisti bullgar Vencesllav Nikollov përpara disa viteve. Babai i tij ka qenë mësuesi im në violonçel në gjimnaz. Që nga viti 2010 nuk punoj dhe më vjen shumë mirë kur vjen ndonjë bullgar dhe dëgjoj diçka të re për bullgarët. Shumë pak flitet, shumë pak dëgjohet. Le të shikojnë se edhe ne kemi njerëz, të cilët mund të tregojnë arritjet e veta të shkëlqyera.


Ja se çfarë tha kryetari i bashkësisë bullgare në Miskolc zoti Janosh Vëllçev:

Babai im qe bullgar, nëna ime është hungareze. Kam lindur këtu në Miskolc dhe i dua shumë bullgarët. E dua shumë Bullgarinë! Çdo vit vijmë në Bullgari disa herë. Gëzohem shumë se jam dhe bullgar dhe hungarez! Në qytetin tonë ka rreth 40 familje bullgare, ku pjesa më e madhe janë të përziera. Mblidhemi nëpër festat e mëdha - më 3 mars, më 24 maj dhe në festën e kopshtarëve në Ditën e Shën Dhimitrit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:Bartók plusz operafesztivál



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD