Vera është duke mbaruar, por shtatori gjithashtu është një muaj i përshtatshëm për pushime. A ka pushime të bukura pa ushqim të mirë, sidomos kur vapa e pakëson, por nuk e vret urinë? Përgjigja nënkuptohet. Në fshatin Stalevo të Bashkisë së Dimitrovgradit (Bullgaria Jugore) është duke u zhvilluar edicioni i dytë i festës për gjellë autentike “Me gjellët e stërgjyshërve tanë”. Mbi 150 pjesëmarrës po i prezantojnë aftësitë e tyre kulinare. Tërë ditën kuzhinierë vendas do të tregojnë se si mund të prodhoni në kushte shtëpiake djathë për shembull, si dhe specialitete të tjera. Mysafirët nga fshati Smiljan në malin Rodope do të demonstrojnë se çfarë gjellësh mund të gatuhen nga fasulet e njohura të Smiljanit .
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..