Krum Krumov, një aventurier bullgar, përkthyes dhe triathlonist, filloi një udhëtim bamirës me biçikletë nga qyteti bullgar Sozopoll pranë Detit të Zi deri një qytetin spanjoll Santiago de Compostela. Qëllimi i tij është që të grumbullojë mjete për kurimin e dy fëmijëve – një vajzë bullgare në moshën 3 vjeçe dhe një vajzë 12 vjeçare me origjinë bullgaro-polake. Nëpërmjet rrjeteve sociale Krum tashmë shpalli fushatën e vet bamirëse në Bullgari dhe në Poloni. Aventurieri do të kalojë rreth 5000 kilometra. Itinerari i udhëtimit të tij është simbolik. Fillimi është tek kisha “Shenjtorët Kirill dhe Metodi” në Sozopoll. Pas kësaj Krumov do të kalojë përmes vendeve ballkanike dhe Italisë, nërsa nga Franca do të nisë në rrugën e njohur të pelegrinëve të Shën Jakovit, kushtuar Jakov Zavedeevit (një prej 12 Apostujve të Krishtit) dhe do të arrijë deri te kisha “Shën Jakov” në Compostela.
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..