Në një ceremoni festive në Pekin, e cila paraprin fillimin e kampionatit botëror të basketbollit për meshkuj, bullgari Atanas Gollomeev qe i futur në Sallën e Famës së Basketbollit. Në ceremoni ai qe prezantuar si një nga lojtarët me një ndikim më të madh në basketbollin bullgar, në atë evropian, në kolegjin kanadez dhe në basketbollin botëror në përgjithësi. Gollomeev është basketbollisti i dytë bullgar, i pranuar në Sallën e Lavdisë. Gjatë vitit 2007 ky nder i qe dhënë pas vdekjes Vanja Vojnovës legjendare.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..