Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva shqyrtoi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut me homologun e saj maqedonas Nikola Dimitrov. Të dy biseduan në Helsinki në takimin joformal të diplomatëve të parë të BE-së me homologët e tyre nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Bullgaria përkrah pa ndërprerje integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe mendon se duhet të fillojnë negociata për aderimin me BE-në”, nënvizoi Zaharieva. Para kësaj ajo zhvilloi një takim me Ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Dendias. Ata konstatuan se marrëdhëniet tona dypalëshe janë të një niveli të shkëlqyeshëm. U nënvizua aktiviteti i lartë ekonomik mes firmave bullgare dhe atyre greke. Në vitin 2018 këmbimi i mallrave midis Bullgarisë dhe Greqisë është rritur me 7.8 për qind në krahasim me vitin 2017 dhe është me përmasë 3.3 mlrd euro. Greqia është në vendin e pestë në eksportin tonë pas Gjermanisë, Italisë, Rumanisë dhe Turqisë.
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..