Ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Palestinës Ekaterina Zaharieva dhe Riyad Maliki diskutuan në Sofje marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e rendit ndërkombëtar të ditës.
Zaharieva komentoi pas bisedimeve se vizitat e vitit të kaluar të kryeministrit dhe presidentit të Bullgarisë në Palestinë dëshmojnë për këtë se dialogu politik dypalësh është duke u thelluar.
Duke shprehur shqetësime për shkak të mungesës së përparimit në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për shkak të keqësimit të situatës në Rripin e Gazës, Zaharieva nënvizoi se për të arritur zgjidhje konkrete ka nevojë për bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Sofja shpreson se marrëveshjet ndërkombëtare të arritura në Oslo dhe në Paris mbi këtë temë do të zbatohen edhe në të ardhmen.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..