Kampioni në Universiadën në Itali gjatë korrikut të këtij viti Tihomir Ivanov fitoi gjithashtu një titull në kërcimin së larti në Ballkaniadën në qytetin bullgar Pravec (Bullgari Perëndimore), duke arritur rezultat 2.27 metra. Vrapuesja Ivet Lalova-Collio fitoi titullin ballkanik në distancën 100 metra. Sportistja e njohur bullgare fitoi pas një vrapimi të rëndë me rezultat 11.23 sekonda (+1.2 m./sek.) Izraelitja Diana Weissman zuri vendin e dytë me 11.25 sekonda, kurse në vend të tretë është bullgarja tjetër – Inna Eftimova, me rezultat 11.56 sekonda. Posaçërisht që të vëzhgojë vrapimin e Ivet erdhi futbollisti i madh bullgar Hristo Stoiçkov. Në tribuna ishin gjithashtu Presidenti i Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave Atletike Sebastian Coe dhe ish-rekordisti në kërcimin me shkop Sergey Bubka.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..