Zëvendës Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva u betua në Parlament si avokate e përkohshme e popullit. Kovaçeva e zë këtë post pasi Avokatja e mëparshme e Popullit Maja Manollova dha dorëheqje, që të mund të marrë pjesë në garën paraelektorale për kryetar të Bashkisë së Sofjes. Diana Kovaçeva është Zëvendës Avokate e Popullit që nga fillimi i vitit 2016 dhe sipas ligjit pas dorëheqjes së Maja Manollovës ajo e zë këtë detyrë. Diana Kovaçeva ka qenë Ministre e Drejtësisë në periudhën 2011-2013 dhe drejtoreshë ekzekutive me përvojë të pasur e përfaqësisë kombëtare të Transparency International në Bullgari.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..