Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diana Kovaçeva u betua si Avokate e Popullit

Diana Kovaçeva në Parlament
Foto: BGNES

Zëvendës Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva u betua në Parlament si avokate e përkohshme e popullit. Kovaçeva e zë këtë post pasi Avokatja e mëparshme e Popullit Maja Manollova dha dorëheqje, që të mund të marrë pjesë në garën paraelektorale për kryetar të Bashkisë së Sofjes. Diana Kovaçeva është Zëvendës Avokate e Popullit që nga fillimi i vitit 2016 dhe sipas ligjit pas dorëheqjes së Maja Manollovës ajo e zë këtë detyrë. Diana Kovaçeva ka qenë Ministre e Drejtësisë në periudhën 2011-2013 dhe drejtoreshë ekzekutive me përvojë të pasur e përfaqësisë kombëtare të Transparency International në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Pavell Popov

BlLagomir Kocev do të jetë kryetar i bashkisë së Varnës nga qelia e paraburgimit

“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..

botuar më 25-11-12 4.03.MD

Fondi për dekarbonizim zëvendëson Fondin për efektivitetin energjetike, vendosi parlamenti

Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..

botuar më 25-11-12 2.23.MD

KE: Bullgaria në rrezik nga presioni i migracionit

Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..

botuar më 25-11-12 9.50.PD