Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Portugezi Miguel Falcão: “Folklori bullgar është pjesë e identitetit tim”

Foto: arkiv personal

Nuk kam zgjedhur folklorin tuaj në vend të ndonjë gjëje tjetër dhe nuk kam hequr dorë nga interesat e mia të mëparshme. Por në çastin kur për herë të parë dëgjova muzikën popullore bullgare, ndjeva fortë se identifikohem tërësisht me të.” Këto janë fjalët e Miguel Falcão nga Portugalia. Ai ishte tek ne gjatë gushtit për “një gllënjkë nga folklori bullgar” dhe për mësimet e gëdullkës (instrument muzikor specifik për Bullgarinë) bashkë me muzikantin e shquar bullgar Angell Dobrev, i cili është solist i Orkestrës për Muzikë Popullor pranë Radios Kombëtare Bullgare, kompozitor dhe profesor në Universitetin e Sofjes. Miguel është inxhinier i fizikës dhe shkencëtar në universitetin Universidade de Coimbra. Ka mbaruar konservatorin Conservatório de Música de Coimbra me specialitet kontrabas. Krahas veprimtarisë së tij shkencore, Miguel zhvillon projekte të ndryshme muzikore si bas kitarist. Takimi i tij me gëdullkën vjen vonë në jetën e tij, kurse dashuria e tij e parë bullgare është “Misteri...” .

Në fund të viteve të 80-të të shekullit të kaluar doli një pllakë vinili e ansamblit “Misteri i Zërave Bullgare” – koleksion i bërë nga producenti zviceran Marsel Selie – tregoi Migueli.  – nuk e kuptoja tekstin, por ndjeja se mesazhi është i madh dhe i lartësuar. Më bëri përshtypje bukuria dhe forca e zërave. Ky ishte kontakti im i parë me folklorin bullgar. Pastaj shfaqi pllaka e dytë, e tretë e kështu me radhë... Më vonë, me përhapjen e internetit fillova të dëgjoj më shumë folklor bullgar. Në vitin 2010 vizitova Tubimin folklorik të qytetit Koprivshtica dhe një mik imi më shpjegoi veçoritë e muzikës popullore bullgare. Në valët e një radioje portugeze dëgjova incizime të Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Menjëherë dallova melodinë specifike, por kurrë nuk kisha dëgjuar timbre të tilla. Pastaj në internet gjeta incizime të tjera të kësaj orkestre, pashë vetë orkestrën dhe instrumentet. Për mua kjo ishte një zbulim i madh. Më dukej se si një vegël me tela gëdullka është më afër bas kitarës dhe kështu fillova të kërkoj mësues ndër muzikantët e kësaj orkestre të mrekullueshme. Falë Aleksandër Dobrevit fillova të njihem me veçoritë e kësaj vegle dhe jam i sigurt se ky është instrumenti im.

Tashmë një herë kam interpretuar në skenën ndërkombëtare të Tubimit të Koprivshticës. Isha aty, ndër të gjithë ata njohësit dhe adhuruesit e folklorit bullgar dhe kjo për mua ishte diçka e veçantë. Entuziazmi im u dyfishua. E di se nuk mund të interpretoj si muzikantët bullgarë, se tingulli im është i ndryshëm, por procesi i mësimit më bën të lumtur. Gëzohem për këtë se jam lidhur me traditën bullgare. Është ineteresante të njihem me këtë muzikë dhe në të njëjtën kohë të përpiqem të kuptoj diçka më thellë, diçka që ndoshta nuk do të mund ta kuptoj në mënyrën në të cilën ju bullgarët e kuptoni. Por jam i sigurt se kjo është pjesë e identitetit tim”.

“Gjithmonë me emocion dhe me pritje të çuditshme filloj punën me secilin nxënës të ri. – a do të gjejmë “gjuhë” të përbashkët, a do të arrij të tregoj gjërat më të rëndësishme për këtë instrument të bukur, të pasur nga pikëpamja e mundësive për shprehje muzikore, por në të njëjtën kohë të vështirë për të interpretuar – tregon Angell Dobrevi. Me Miguel puna që nga fillimi është e lehtë. Tashmë çerek viti jemi së bashku dhe kemi përgatitur një repertor prej 30 valleve dhe melodive. Filluam me muzikën e krahinave të ndryshme dhe më parë u përqendruam mbi muzikën e malit Pirin. Atje gëdullka nuk është një vegël shumë e përhapur, më shpesh njerëzit atje i bien tamburasë dhe shpesh mënyra e interpretimit të gëdullkës është ndikuar nga ajo e interpretimit të tamburasë. Miguel në një farë mënyre “m’i hap sytë” për të mirën në atdheun tonë, sepse ai pelqen çdo gjë në Bullgari. Sipas tij transporti në Bullgari është më i miri në Evropë, lidhja e internetit – shumë e shpejtë, kurse Sofja është një qytet i mrekullueshëm me shumë parqe dhe gjelbërim. Sa i përket folklorit bullgar – para pak kohe mendova se të huajt dëfrejnë me këngët dhe traditat tona, por pak nga pak kuptoj se ka një magji të pashpjegueshme, e cila i tërheq”.

Pas krahinës folklorike të Pirinit mësuesi dhe nxënësi kanë bërë një shëtitje folklorike – Bullgaria Veriore, Trakia, Dobruxha... Kurse vitin e ardhshëm, gjallë e shëndosh, përsëri do të interpretojnë në skenën në Koprivshtica. .

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD